TEMPERATURA DO TË LËVIZ DERI 36 GRADË, NË SHKUP 34 GRADË CELSIUS

TEMPERATURA DO TË LËVIZ DERI 36 GRADË, NË SHKUP 34 GRADË CELSIUS

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të lehtë kryesisht nga drejtimi veriperëndimorë. Veçanërisht herë pas here do të intensifikohet në luginën e Vardarit. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të jostabilitetit, e përcjellë me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Temperaturat do të lëvizin nga 30 deri në 36 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në rreth 34 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.