TËRMET I FUQISHËM NË AFGANISTAN ME SHUMË SE 250 TË VDEKUR DHE QINDRA TË LËNDUAR

TËRMET I FUQISHËM NË AFGANISTAN ME SHUMË SE 250 TË VDEKUR DHE QINDRA TË LËNDUAR

Një tërmet i cili goditi zonën kufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit ka mbytur të paktën 255 njerëz ndërsa qindra të tjerë lajmërohet se janë lënduar. Vendosja e ekipeve të shpëtimit në rajone të thella malore është shumë e vështirë, thonë zyrtarët lokal. Të paktën 155 persona u plagosën nga tërmeti në provincën Paktika, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve afgane Bakhtar.

Tërmeti, i cili fillimisht u raportua të ishte me magnitudë 6.1 ballë i shkallës Rihter, goditi Afganistanin dhe Pakistanin me popullsi të dendur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së më vonë tha se tërmeti ishte me magnitudë 5.9 ballë. Sipas USGS, epiqendra e tërmetit ishte rreth 50 kilometra në jugperëndim të qytetit Host pranë kufirit me Pakistanin në një thellësi prej rreth dhjetë kilometra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.