TËRMET I FUQISHËM NË TURQI DHE SIRI , QINDRA VIKTIMA E MIJËRA TË LËNDUAR
Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke shkaktur më shumë se 500 të vdekur. Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën lokale 04:17 në një thellësi prej 17.9 km pranë qytetit Gaziantep.
Në 10 provinca që u goditën nga tërmeti shkatërrues 2.323 persoan kanë mbetur të lënduar. Në mesin e viktimave dhe të lënduarve ka edhe shum grad he fëmijë
Në Siri, më shumë se 237 njerëz humbën jetën dhe 600 të tjerë u plagosën, njoftuan mediat shtetërore.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se viktima janë nga provincat e Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus. Ndërkohë numri i viktimave pritet që të rritet pasi ekipet e shpëtimit ende po kërkojnë për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave.
Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.
Raportohet se, lëkundjet janë ndjerë edhe në Liban dhe Qipro. Sizmologët turq vlerësuan se fuqia e tërmetit ishte 7.4 ballë. Ata raportuan se një lëkundje e dytë goditi rajonin vetëm pak minuta më vonë.
Leave a Reply