TËRMET ME MAGNITUDË 2.6 BALLË NË SHKUP

TËRMET ME MAGNITUDË 2.6 BALLË NË SHKUP

Një tërmet me intensitet prej tre deri në katër gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkup në orën 09:09 minuta.

Tërmeti kishte magnitudë 2.6 ballë dhe epiqendra ishte në rrethin e Shkupit.

Sipas të dhënave që disponon Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Natyro-Matematikor në Shkup tërmeti është ndjerë nga popullata në Shkup dhe rrethinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.