TRAZIRA NË SUEDI PËR SHKAK TË DJEGIES SË KURANIT

TRAZIRA NË SUEDI PËR SHKAK TË DJEGIES SË KURANIT

Prej katër ditësh në disa qytete suedeze, ka pasur përleshje që u shkaktuan nga djegia publike e një Kurani nga një grup i ekstremit të djathtë anti-emigrant.

Mediat lokale thanë se tre persona u plagosën në qytetin lindor të Norrköping të dielën kur policia qëlloi me të shtëna paralajmëruese ndaj protestuesve. Disa automjete u dogjën dhe të paktën 17 persona u arrestuan. Të shtunën, disa automjete duke përfshirë një autobus u dogjën në qytetin jugor të Malmos gjatë një mitingu të ekstremit të djathtë.

Ekstremisti danezo-suedez Rasmus Paludan, i cili drejton lëvizjen “Stram Kurs”, tha se ai kishte djegur librin e shenjtë të Islamit dhe do të përsëriste veprimin. Shefi i policisë kombëtare të Suedisë Anders Thornberg tha në një deklaratë të shtunën se demonstruesit kishin treguar indiferencë ndaj jetës së policëve, duke shtuar:

“Ne kemi parë trazira të dhunshme më parë. Por kjo është diçka tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.