TRUK SE SI TI MBANI LULESHTRYDHET TË FRESKËTA DERI NË TRE JAVË

TRUK SE SI TI MBANI LULESHTRYDHET TË FRESKËTA DERI NË TRE JAVË

Një grua ndau një truk në Facebook, falë të cilit luleshtrydhet mund të mbahen të freskëta deri në tre javë.

Kjo do të thotë që ju mund të shfrytëzoni rastin kur çmimet janë më të mira dhe t’i blini ato disa javë përpara.

“Mu deshën 36 vjet për të kuptuar se nëse i vendosni luleshtrydhet në kavanoza qelqi të zakonshëm dhe i mbani të mbyllura fort në frigorifer ato mund të zgjasin një kohë shumë të gjatë”, ka shkruar Chris Potter.

Interesant është fakti se një kërkim i përciptë në rrjetet sociale tregon se ka njerëz që dinë për këtë truk. Një blogere thotë se ka kohë që e përdor këtë metodë të ruajtjes për të gjitha manaferrat. Është e rëndësishme thjesht ti mbyllni në një kavanoz dhe më pas në frigorifer sapo ti sillni nga dyqani apo tregu pa i larë apo pastruar më parë bishtat.

“Të gjitha manaferrat që mbaj kështu zgjasin nga dy deri në katër javë pa asnjë problem”, pohon blogerja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.