UJI NË SHKUP ËSHTË CILËSOR DHE I SIGURTË

Uji i pijshëm në Shkup përshtatet me rregulloren për kërkesat, sigurinë dhe cilësinë e ujit, thuhet në raportin javor laboratorik të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. “Sektori për kontrollë sanitare në periudhën 17 janar deri 21 janar morri 146 monstra uji për analizë fiziko-kimike dhe 146 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 38 stacione matëse në Shkup. Në pajtim me rezultatet e marra të hulumtimit, të gjitha mostrat pajtohen me Rregulloren për kërkesat, sigurinë dhe kualitetin e ujit për pije, thonë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.