UJI NË SHKUP I SIGURTË PËR PIJE
Analizat e mostrave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të marra nga Sektori për kontroll sanitar nga 45 pika matëse të ujit në qytet tregojnë se uji në Shkup është i sigurt për pije,.
Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” bën me dije se në periudhën prej 25 deri më 29 korrik janë marrë 201 mostra për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit të pijshëm.
“Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, thuhet në njoftimin e sotëm të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimet”.
Leave a Reply