ULET MBI 11% NUMRI I POPULLSISË NË BULLGARI

ULET MBI 11% NUMRI I POPULLSISË NË BULLGARI

Numri i popullsisë në Bullgarisë në dekadën e fundit është zvogëluar për 11.5%, thonë të dhënat preliminare të regjistrimit. Numri i popullsisë ka rënë për më shumë se 844,000 persona, përkatësisht nga 7.3 milionë në 6.5 milionë, bën të ditur Instituti Kombëtar i Statistikave. Ekspertët kanë thënë se këto shifra janë rezultat i rënies së numrit të lindjeve, shkallës së lartë të mortalitetit, popullsisë në plakje dhe migrimit nga ky vend i BE-së. Vetëm në kryeqytetin bullgar, Sofje, ka pasur rritje të shkallës së popullsisë. Instituti Kombëtar i Statistikave pret që të dhënat finale të regjistrimit të popullsisë të publikohen në fund të vitit 2022./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.