VAKSINAT ASTRAZENECA DHE J&J DYSHOHET SE PO SHKAKTOJNË GODITJE NË TRU DHE TROMBOZË 

VAKSINAT ASTRAZENECA DHE J&J DYSHOHET SE PO SHKAKTOJNË GODITJE NË TRU DHE TROMBOZË

Vaksinat AstraZeneca dhe J&J rrezikojnë të “zhduken” nga tregu pas dyshimeve për shkaktimin e  goditjes në tru dhe Trombozës. Gazeta “La stampa” shkruan se Vaksinat AstraZeneca dhe Johnson & Johnson rrezikojnë të “zhduken” nga tregu i vaksinave anti-covid. Agjencia e barnave Europiane, po studion efektet anësorë të këtyre vaksinave, shkruan më tej gazeta.

Dyshimet deri më tani janë se kanë shkaktuar forma të veçanta të trombozës, si hemorragji, goditje në tru dhe ishemi.

“Në javët në vijim do të kryhen studime për të pasur një përcaktim më të saktë të incidencës së rasteve ndërmjet të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve”, ka thënë një burim autoritar i EMA-s. Italia dhe Evropa po përdorin më shumë vaksina të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.