VALË E RREZIKSHME E TË NXEHTIT PËRFSHIN SHUMË VENDE TË BOTËS

VALË E RREZIKSHME E TË NXEHTIT PËRFSHIN SHUMË VENDE TË BOTËS

Valë e rrezikshme e të nxehtit ka përfshirë disa pjesë të Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Të paktën 86 qytete kineze kanë lëshuar paralajmërime derisa temperaturat po rriten në pjesët jugperëndimore dhe qendrore të Shteteve të Bashkuara dhe Gadishullin Iberik.

Meteorologët kinezë parashikojnë se temperatura në disa qytete do të arrijë në 40 gradë Celsius në 24 orët e ardhshme, transmeton “Guardian” i Londrës. Në Shangai, i cili është qyteti më i populluar i Kinës autoritetet paralajmëruan banorët që të përgatiten për mot jashtëzakonisht të nxehtë. Që nga fillimi i regjistrimeve të temperaturës në 1873, Shangai ka pasur vetëm 15 ditë me temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Zonat jugperëndimore dhe qendrore të SHBA po përjetojnë nxehtësi ekstreme, me 42.2 gradë Celsius të regjistruara në Waco dhe temperatura rekord të matura gjatë fundjavës së kaluar në qytetet Teksas, Kolorado, Oklahoma dhe Arkansas.

Temperaturat parashikohet të bien në Teksas deri në fund të javës ndërsa Arizona do të vazhdojë të ngjitet deri në 45 gradë Celsius, që parashikohet të jetë temperatura gjatë të premtes së ardhshme në kryeqytetin Phoenix.

Spanja është në kontrollin e valës së dytë të nxehtit këtë verë, me temperatura që arrijnë në 44 gradë Celsius këtë javë në disa pjesë të jugut dhe jugperëndimit të vendit.

Ruben del Campo, zëdhënës i agjencisë shtetërore meteorologjike Aemet, tha se vala e të nxehtit, e cila filloi të shtunën e kaluar, pritej të arrinte kulmin midis të martës dhe të enjtes por mund të vazhdojë në fundjavën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.