VAZHDOJNË KËRKIMET PËR GJETJEN E PERSONIT TË TRETË NË HAKLIDIKI

VAZHDOJNË KËRKIMET PËR GJETJEN E PERSONIT TË TRETË NË HAKLIDIKI

Autoritetet greke kanë vijuar mëngjesin e sotëm kërkimet për Martinin 28-vjeçar, i cili u zhduk në Halkidiki pasditen e së shtunës. Mediat greke bëjnë të ditur se kushtet e motit sot janë shumë më të favorshme pasi operacioni i djeshëm për gjetjen e personit të tretë në Halkidiki u ndërlikuan nga moti i keq dhe era e fortë.

Në kërkim janë përfshirë tre anije, katër mjete patrullimi të rojes bregdetare greke si dhe një grup më i madh vullnetarësh. Gjatë ditës duhet të përfshihet një aeroplan dhe një dron nënujor, kamera e të cilit siguron një imazh në një thellësi prej 100 metrash dhe një gjatësi ballore 30 metra.

Martini u zhduk pasditen e së shtunës teksa po lahej në plazh në Posidy, së bashku me dy miqtë e tij. 25-vjeçari Vasil u shpëtua në të njëjtën ditë dhe Ivani 30-vjeçar u gjet pas rreth 20 orësh zhdukje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.