VDESIN GRUAJA SHTATZËNË DHE FOSHNJA QË U SHFAQ DUKE IKUR NGA BOMBARDIMET E SPITALIT NË UKRAINË

VDESIN GRUAJA SHTATZËNË DHE FOSHNJA QË U SHFAQ DUKE IKUR NGA BOMBARDIMET E SPITALIT NË UKRAINË

Gruaja shtatzënë e cila u pa në imazhet e përhapura gjerësisht pas bombardimeve ruse në spitalin ukrainas, ka vdekur bashkë me foshnjën e saj, raporton Associated Press. Gruaja po i shpëtonte bombardimit të maternitetit ku do të lindte në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Imazhet e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin qarkulluar në mbarë botën ndërsa shpëtimtarët e futën me shpejtësi nëpër rrënoja. Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital tjetër ku mjekët u përpoqën për ta mbajtur atë në jetë. Mjekët e sollën fëmijën me prerje cezariane, por ajo nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, tha kirurgu.

“Më shumë se 30 minuta ringjallje e nënës nuk dhanë rezultate,” tha Marin të shtunën. “Të dy vdiqën.” Në kaosin pas sulmit ajror të së mërkurës, mjekët nuk patën kohë të merrnin emrin e gruas përpara se burri dhe babai i saj të vinin për të marrë trupin e saj, raporton AP.

Imazhet e gruas që u dërgua me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin bërë xhiron e botës, duke pasqyruar tmerrin e një sulmi ndaj njerëzve të pafajshëm, që zakinisht janë fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Nga lufta në Ukrainë OKB ka njiftuar edhe për 2.7 milion refugjatë, pjesa më e madhe e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.