VIKTIMAT E TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE PËRDOREN EDHE PËR KRYERJEN E VEPRAVE KRIMINALE

VIKTIMAT E TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE PËRDOREN EDHE PËR KRYERJEN E VEPRAVE KRIMINALE

Vitin e kaluar në RMV janë identifikuar 9 viktima të tregtisë me njerëz, prej tyre 8 ishin të gjinisë femërore. Është shqetësuese fakti se 7 prej tyre ishin fëmijë të moshës 14 deri në 17 vjeç. Qendra e viktimave të tregtisë me njerëz aktualisht përkujdesur për 6 persona, bën të ditur  ministrja e punës dhe politikës socilale Jovanka Trençeska.

“Sipas llojit të shfrytëzimit, nga numri më i madh i rasteve, 6 persona janë identifikuar si martesa të detyruara dhe 2 janë identifikuar si shfrytëzim seksual, njëri prej të cilëve shfrytëzim online nëpërmjet internetit. Për vitin 2023, tre vajza kanë qenë objektiv i marrëdhënieve seksuale.”, deklaron Trençeska.

Përveç shfrytëzmit seksual, viktimat e trafikimit përdoren edhe si lypsarë dhe për aktivitete kriminale, thonë nga MPB.

“Në të kaluarën viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore përdoreshin kryesisht për shfrytëzim seksual, por sot hetojmë rastet e shfrytëzimit për punë dhe trafikimit të fëmijëve me qëllim të bëhen lypsarë  apo  forma të tjera  të krimit.”, thekson ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.