VIKTIMAVE TË DHUNËS, FIZIKE, PSIKIKE APO MATERIAL NË RMV SHTETI DO T’U OFROJË NDIHMË DHE DËMSHPËRBLIM
Personat që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë janë viktimë të dhunës, fizike, psikike apo material në RMV, shteti do t’u ofrojë ndihmë dhe dëmshpërblim. Këtë e ka paralajmëruar Agim Nuhiu, zëvendësministër i Drejtësisë, që është propozues i ligjit për dëmshpërblim të viktimave të dhunës që ndodhet në procedure parlamentare. Sipas Nuhiut, qëllimi i këtij ligji është që shteti t’u dalë në ndihmë viktimave të dhunës teksa kërkojnë asistencë mjekësore dhe iniciojnë procedurë penale. “Të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët do të jenë viktimë të veprave penale të dhunshme do të mund të kërkojnë komisionit të veçantë, që komisioni t’u ndajë mjete të caktuara financiare që të mund ata të kërkojnë eliminimin e pasojave të dëmit që do të përjetojnë nga veprat penale të dhunshme dhe në anën tjetër edhe të ndjekin procedurat penale, sepse ata mund të jenë edhe insolventë, të mos kenë aftësi paguese të kërkojnë trajtim shëndetësorë apo edhe të iniciojnë procedurë gjyqësore…Të gjithë personat që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë do të jenë viktimë nga veprat penale të dhunshme sigurisht se do të kenë të drejtë të zbardhet drejtësia dhe në anën tjetër për t’i shuar vuajtjet shpirtërore, psikike, dhimbjet, morale, pra të gjitha viktimat”, deklaron Nuhiu.
Leave a Reply