VITIN E KALUAR ËSHTË RRITUR NUMRI I AZIL KËRKUSVE NGA MAQEDONIA NË GJERMANI

Gjatë vitit 2021 është rritur numri i kërkesave për azil në Gjermani, për herë të parë që pas vitit 2017. Vërehet rritja e kërkesave nga Maqedonia e Veriut, kurse numri i azilkërkuesve nga Kosova ka shënuar rënie. Statistikat e Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët kanë regjistroi 4500 kërkesa nga shtetas të RMV-së. Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (Bamf), ky institucion ka shënuar 190.800 kërkesa për azil vitin e kaluar, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA. Rreth 148.000 kërkesa vijnë nga refugjatë që e shtrojnë për herë të parë kërkesën për azil në Gjermani, kjo është shifra më e lartë, që nga viti 2018. Kurse rreth 17,5% e kërkesave të para janë dorëzuar për fëmijët nën 1 vjeç, që kanë lindur në Gjermani. Listën e vendeve nga vijnë refugjatët e kryesoi edhe vitin e kaluar Siria. Më shumë se 70.000 kërkesa janë shtruar nga sirianë, sipas Bamf. Por vitin e kaluar është shtuar edhe numri i azilkërkuesve nga Afganistani, që pas ardhjes në pushtet të talibanëve, 31.000 kërkesa regjistroi Zyra Federale për Migracionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.