VOGËLUSHJA ËMBLA NGA GOSTIVARI RIKTHEHET NË MËSIM

VOGËLUSHJA ËMBLA NGA GOSTIVARI RIKTHEHET NË MËSIM

Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, ka bërë të ditur se nxënësja e klasës së katërt me Sindromën Down, Ëmbla Ademi nga Gostivari, i është kthyer sërish në mësim. Ajo e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën kishin bërë peticion që Ëmbla të largohet nga klasa.

“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj. Lumturia në sytë e Ëmblës është lumturia jonë e përbashkët. Fitore e shoqërisë dhe vlerave të vërteta njerëzore. Uroj që situata të tilla të mos ndodhin më. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë të kontribuojmë në ndërgjegjësimin ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ata nuk janë të ndryshëm nga të tjerët dhe meritojnë qasje të barabartë në arsim cilësor si gjithë të tjerët. Është një e drejtë themelore dhe ne jemi të detyruar ta mundësojmë, të krijojmë kushte në të cilat çdo fëmijë do të zhvillohet dhe realizojë potencialin e tij të plotë. Të dëshmojmë se ngritja e gjithëpërfshirjes së sistemit arsimor është prioriteti ynë kryesor dhe një proces që ne do të vazhdojmë ta zbatojmë”, ka shkruar Shaqiri në Facebook./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.