VRITEN DY GRA NË SUEDI

VRITEN DY GRA NË SUEDI

 

Dy gra kanë vdekur pasi kanë qenë “subjekte të dhunës” në një shkollë në qytetin suedez, Malmo, ka bërë të ditur Policia.

Një nxënës 18-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për vrasje. Mediat lokale kanë raportuar se nxënësi ka qenë i armatosur me thikë dhe sëpatë, ndonëse Policia ende nuk ka bërë të ditura hollësitë.

Dy gratë, të punësuara në Shkollën Latine të Malmos, janë dërguar në spital, mirëpo kanë vdekur nga plagët e marra. Rreth 50 nxënës dhe mësues, kanë qenë në ndërtesë kur ka ndodhur sulmi.

“E them me dhimbje të madhe se kemi humbur jetët e dy personave në këtë ngjarje të tmerrshme dhe mendimet tona janë me familjarët dhe miqtë e tyre”, ka thënë shefja policore e Malmos, Petra Stenkula.

Sulmuesi ka telefonuar ekipet e emergjencës dhe e ka pranuar se ka vrarë dy gra, njoftuan mediat suedeze.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.