GJERMANIA SHQYRTON MUNDËSINË E NJË VAKSINE TË RE ANTI COVID

GJERMANIA SHQYRTON MUNDËSINË E NJË VAKSINE TË RE ANTI COVID

Gjermania duhet të rishikojë strategjinë e saj të vaksinimit kundër COVID-19 për të trajtuar variantin Omicron dhe për të siguruar që mund të zhvillojë një vaksinë të re me shpejtësi nëse përballet me një variante më vdekjeprurës të virusit korona në të ardhmen.

Kështu ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”. “Nëse përballemi me një variant që është po aq ngjitës sa Omicron, por dukshëm më vdekjeprurës, ne duhet të jemi në gjendje të zhvillojmë dhe prodhojmë një vaksinë të re në një kohë shumë të shkurtër,” tha Lauterbach.

Poashtu Qeveria gjermane po planifikon të vendosë një sistem të përhershëm për të blerë dhe siguruar injeksione me shpejtësi, në çdo kohë sepse mund të ketë shpërthime të reja serioze, tha ai.

“Ne nuk duhet të biem në supozimin naiv se pandemia do të përfundojë së shpejti. Nuk ka mbaruar,” tha Lauterbach.

Varianti Omicron tani përbën 44 për qind të infeksioneve me koronavirus në Gjermani, tha Instituti për Sëmundjet Infektive “Robert Koch”. Dhoma e ulët e Bundestagut do të diskutojë gjithashtu së shpejti për një projektligj sa i takon vaksinimit të përgjithshëm./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.