INSTAGRAM RIKTHEN SHFAQJEN KRONOLOGJIKE TË POSTIMEVE

Ata që përdorin Instagramin nuk do të hutohen më gjatë shikimit të postimeve në këtë rrjet social.

Drejtori i divizionit të Instagramit, Adam Mozeri, theksoi se kompania është duke punuar në një version të “feed”-it, i cili do të shfaqë postimet e përdoruesve në mënyrë kronologjike. Aktualisht, algoritmi i postimeve në Instagram renditet në bazë të përparësive të përdoruesve.

Është interesante që Instagram-i kishte funksionin e renditjes algoritmike të postimeve në vitin 2016, dhe më pas në 2017-ën i zbatoi postimet e rekomanduara.

Ky ndryshim është pranuar kryesisht negativisht nga përdoruesit. Ky rrjet social përdori Inteligjencën Artificiale për të krijuar atë që Instagram i konsideron postimet më të personalizuara dhe ajo bazohet në aktivitetet e përdoruesve.

Sugjerohet që funksioni i ri do të jetë opsional, për t’u dhënë përdoruesve më shumë zgjedhje. Nga ana tjetër, do ta bënte më të lehtë për përdoruesit dhe shikuesit e përmbajtjes që të kuptojnë më mirë kur përmbajtja është publikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.