KADRIU: AGJËRIMI NJË MUNDËSI E MIRË EDHE PËR DETOKSIM DHE RIGJENERIM TË ORGANIZMIT

KADRIU: AGJËRIMI NJË MUNDËSI E MIRË EDHE PËR DETOKSIM DHE RIGJENERIM TË ORGANIZMIT

Besimtarët islam ndodhen në muajin e ramazanit, përkatësisht muajin e agjërimit. Në këtë periudhë agjëruesit ushqehen dy here në ditë, në syfyr dhe iftar, në vend të tre vakteve të zakonshme. Poashtu, gjatë agjërimit qytetarët e ndryshojnë edhe mënyrë e të ushqyerit, duke e pasuruar sofrën e tyre me më shumë sasi mishi, por edhe gatime tradicionale prej brumi, ëmbëlsira, si dhe pije të gazuara e të pa gazuara.     Përveç aspektit fetar, lind pyetja a mundet që ramazani të jetë një mundësi e mirë për detoksim apo rigjenerim të organizmit? Cilat janë përfitimet shëndetësore nga agjërimi? Dhe çfarë preferohet të konsumojnë agjëruesit nga aspekti shëndetësor? Në këtë temë ajo.mk e ka intervistuar dietologen Valbona Kadriu.

Ajo.mk: Muaji Ramazanit a është mundësi e mirë për një nisje të re për rigjenerim dhe ripërtëritje të organizmit?

Valbona Kadriu-Dietologe: “Nga vetë fakti që kemi periudha të gjata agjërimi, për trupin është edhe një detoksifikim ose eliminim i helmeve nga trupi si dhe mundësi e mirë për rigjenerimin e mëlçisë”.

Ajo.mk: Çfarë është më e pëlqyer të hamë dhe të pimë në muajin Ramazan?

Valbona Kadriu-Dietologe: “Pa dyshim se do të fokusohemi tek uji në radhë të parë, duke e hidratuar trupin gjatë tërë kohës dhe jo vetëm në syfyr, për sa i takon lëngjeve tjera, duhet pasur kujdes me kafenë dhe çajin, pasi që janë edhe diuretik, kështu që sidomos në syfyr do të konsumohen me kujdes. Ushqimet do të rekomandohen që të jenë më shumë integrale ose perime, dhe gjatë përgatitjes mos të shtojmë shumë krip për shkak problemeve shëndetësore”.

Ajo.mk: Cilat janë përfitimet shëndetësore nga agjërimi?

Valbona Kadriu-Dietologe: “Benefiti i parë që marrim nga ramazani është vetë orari, ajo edhe çfarë duhet të kemi çdo herë. Nëse kemi orare fikse të ngrënies trupi përgatitet paraprakisht dhe vë në punë sistemin e tretjes dhe e përgatit në një farë mënyre për ushqimin që do të konsumohet. Nuk e anashkalojmë edhe pastrimin e trupit ose detoksin që i bëhet gjatë kësaj periudhe”.

Ajo.mk: Çfarë ushqimi preferohet për iftar?

Valbona Kadriu: “Në iftar, ndërprerja e agjërimit duhet të bëhet me ujë, pastaj të marrim hurma pasi që përmbajnë sheqer i cili kalon në gjak më shpejtë se përbërësit tjerë. Duhet të vijojë një supë që të kompensohen mineralet e humbura gjatë ditës, dhe është mirë të pritet pak para se të vazhdohet me pjatën kryesore e cila nuk duhet të jetë shumë e rëndë dhe të përmbajë përveç drithërave edhe perime”.

Ajo.mk: Çfarë ushqimi preferohet për syfyr?

Valbona Kadriu-Dietologe: Syfyri duhet ti ngjasoj mëngjesit, të përmbaj një produkt qumështi, një frutë, bukë integrale dhe një pije të ngrohtë.

Ajo.mk: Çfarë duhet të hanë agjëruesit në periudhën mes iftarit dhe syfyrit?

Valbona Kadriu-Dietologe: “Mes dy racioneve mundë të konsumohet një frutë ose ndonjë desert me bazë të qumështit si puding ose sytliaç.  Është mirë të evitohet të konsumuarit gjatë tërë mbrëmjes”.

Intervistën e realizoi stafi i portalit Ajo.mk të drejtën e shpërndarjes e ka portali dhe personi i intervistuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.