MOTI SOT ME DIELL DHE SHUMË I NXEHTË

MOTI SOT ME DIELL DHE SHUMË I NXEHTË

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi i veriperëndimit. Temperaturat do të sillen nga 29 deri në 37 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në rreth 34 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti në vend do të jetë shumë i ngrohtë dhe me diell me vranësira të vogla lokale. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë kushte për mot jostabil. Temperaturat do të rriten nga 30 deri në 38 gradë. Indeksi UV do të ketë një vlerë shumë të lartë me koeficient rreth 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published.