MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e matur, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 23 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e matur, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20 gradë Celsiusë.
Temperatura ditore deri të shtunën do të jetë më e ulët për disa gradë, ndërsa nga e diela do të ketë sërish rritje. Gjatë fundjavës nëpër lugina do të ketë mjegull.
Leave a Reply