PREJ 24 JANARIT NGA RMV NË GREQI MUND TË HYNI VETËM ME PCR TEST

PREJ 24 JANARIT NGA RMV NË GREQI MUND TË HYNI VETËM ME PCR TEST

Prej 24 janarit në Greqi mund të hyni vetëm me test PCR, pa marrë parasysh nëse jeni apo jo të vaksinuar. Kjo masë vlen për të gjithë udhëtarët nga Maqedonia e Veriut. Testi negativ PCR duhet të jetë bërë 72 orë para hyrjes ose rapid test 24 orë para hyrjes në shtetin helen. Personat e pa vaksinuar që hyjnë në Greqi nga 16 vende, përfshirë RMV-në përveç testit paraprak, duhet të testohen edhe në territorin grek.

Ndërsa shtetasit grek që nuk e kanë marrë dozën e tretë përforcuese, afati i certifikatave të vaksinimit do të jetë tashmë 7 muaj thotë Ministri grek i Shëndetësisë Thanos Plevris. Mediat greke poashtu bëjnë me dije se ky vendim do të futet në fuqi nga data 1 shkurt prandaj ata që nuk janë vaksinuar shtatë muaj pas dozës së dytë do të konsiderohen të pa vaksinuar. Plevris në një prononcim për mediat ka sqaruar se vlefshmëria e certifikatës evropiane mund të përdoret për udhëtime në Evropë. Kufiri shtatë mujor i skadimit të certifikatës së vaksinimit, për ata që nuk kanë marrë një dozë të tretë, tashmë është vendosur për personat mbi 60 vjeç dhe po shtrihet në të gjitha grupmoshat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.