SA RREZIKON TË DËNOHET ANESTEZIOLOGU TETOVARË?

SA RREZIKON TË DËNOHET ANESTEZIOLOGU TETOVARË?

Anesteziologu 43-vjeçar i cili u fut live në rrjetet sociale nga reparti i gjinekologjisë në spitalin e Tetovës, tanimë ndodhet në paraburgim në Shutkë të Shkupit.

Ai akuzohet për dy vepra, regjistrim të paautorizuar dhe shpërdorim detyre. Regjistrimi i paautorizuar dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit, por pasi bëhet fjalë për person zyrtar, dënimi mund të jetë nga 3 muaj deri në gjashtë vjet.

Kodi Penal parashikon dënim me burg nga 3 muaj deri në 3 vjet për veprën e shpërdorimit të detyrës zyrtare, ndërsa për dëm më të madh ose shkelje të rëndë të të drejtave të tjetrit, dënimi mund të jetë nga 6 muaj deri në 5 vjet.

Mjeku anesteziolog Valton Derivshi, në rrjetin social TikTok i lidh live nga seksioni i kirurgjisë, në repartin e gjinekologjisë. Ai po filmonte pacientët, por edhe stafin pa qenë ata në dijeni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.