GRATË JANË MË TË AFTA PËR TË KONTROLLUAR VETEN KUR PËRBALLEN ME DETYRA

GRATË JANË MË TË AFTA PËR TË KONTROLLUAR VETEN KUR PËRBALLEN ME DETYRA

Një grup i hulumtuesve amerikan kanë kryer studime të ndryshme dhe kanë zbuluar se kur gratë dhe meshkujt punojnë në të njëjtin numër të detyrave të thjeshta – siç është kërkimi për një çelës apo zgjidhja e problemeve matematikore – në të njëjtën kohë, gratë në mënyrë të dukshme i kishin ‘mposhtur’ meshkujt.

Shkencëtarët besojnë se këto rezultate tregojnë se femrat janë më të afta të reflektojnë ndaj një problemi sesa meshkujt, përderisa njëkohësisht angazhohen edhe me gjëra tjera.

Një njërin nga këto studime, hulumtuesit u kishin dhënë 50 meshkujve dhe 50 femrave tetë minuta kohë për t’i kryer tri detyra në të njëjtën kohë: të zgjidhin probleme të thjeshta matematikore, t’i gjejnë restaurantet në një hartë dhe të skicojnë një strategji se si do ta kërkonin një çelës në një fushë imagjinare.

Përderisa gratë kishin performuar shumë mirë në të gjitha aktivitetet, meshkujt kishin qenë shumë më të dobët në aktivitetin e kërkimit të çelësit.

Kjo mund të tregojë se gratë janë më të afta në aspektin e të kontrolluarit veten kur ‘bombardohen’ me detyra të ndryshme në të njëjtën kohë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.