KUSH JANË 10 GRATË MË TË FUQISHME NË BOTË?

KUSH JANË 10 GRATË MË TË FUQISHME NË BOTË?

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, për qëndrimet e saj lidhur me luftën në Ukrainë, si dhe trajtimin e pandemisë Covid-19, qëndron në krye të listës së Forbes të 100 grave më të fuqishme në botë.

Von der Leyen është vetëm një nga fytyrat e historisë së vitit 2022: gratë që veprojnë si forcat e demokracisë.

Gratë amerikane pësuan ndryshimin më të madh të të drejtave në dy dekadat e listës, kur Gjykata e Lartë kufizoi të drejtën për një abort. Në Iran, mijëra gra marshuan në rrugë në protestë kundër ligjeve teokratike që i trajtojnë ato si qytetare të dorës së dytë.

Përfaqësuesja e protestuesve në listën e këtij viti është Jina “Mahsa” Amini, vdekja e së cilës në shtator ndezi revolucionin e paprecedentë të udhëhequr nga gratë.

“Nëse nuk reagoni ndaj shkeljes së parë të të drejtave tuaja,” thotë Roya Boroumand, një historiane dhe aktiviste iraniane për të drejtat e njeriut, “e dyta do të vijë dhe e treta do të vijë.”

Pas presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ndër 10 gratë më të fuqishme në botë janë radhitur Christine Lagarde, Kamala Harris, Mary Barra, Abigail Johnson, Melinda French Gotes, Giorgia Meloni, Karen Lynch, Julie Sweet, Jane Fraser.

Leave a Reply

Your email address will not be published.