EKZISTOJNË KATËR ARSYE PSE DUHET T’I LINI FËMIJËT TË QAJNË
Është e vështirë të dëgjosh vogëlushin tënd duke qarë, prandaj me siguri nxiton drejt tij dhe përpiqesh që ta ndalosh. Sidoqoftë, një studim i ri sugjeron që ta lini fëmijën tuaj të qajë, është në të vërtetë e dobishme dhe jo aq e tmerrshme sa mund të duket në fillim.
- Nuk ka efekte anësore
Një studim i kryer nga The Journal of Child Psychology and Psychiatry zbuloi se lënia e foshnjave të qajnë, nuk ka pasoja negative. Gjatë eksperimentit, nuk u gjetën efekte të sjelljes gjatë zhvillimit të tyre. Për më tepër, nuk e përkeqësoi lidhjen e nënës me foshnjën në asnjë mënyrë.
- Ata bëjnë gjumë më të qetë
Një studim zbuloi se foshnjat që lihen të qajnë gjatë natës, bëjnë një gjumë më të thellë. Në eksperiment, foshnjat u ndanë në 2 grupe: ata që u lanë të qajnë dhe ata që prindërit i pushuan së qari para se të shkonin në shtrat. Si përfundim, foshnjat nga grupi i parë fjetën më shpejtë dhe u zgjuan më rrallë gjatë natës.
- Formojnë vetë-kontrollin
Mos reagimi i menjëhershëm ndaj nevojave të foshnjës tuaj, mund t’i mësojë ata të qetësohen vetë. Dieter Wolke, profesori që drejtoi studimin e parë, nuk e këshillon ndërhyrjen e menjëhershme. Pasi të mësohen me këtë gjë ata do të jenë në gjendje të qetësohen vetë, jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë natës.
- Fillojnë të zemërohen më rrallë
Besohet se teknika e qarjes i ndihmon fëmijët të jenë më pak tekanjozë. Meqenëse metoda kërkon që një fëmijë të qetësohet pa ndihmën e dikujt, ka të ngjarë që ata të zemërohen më rrallë. Ata do të ndihen më të lumtur gjatë gjithë ditës dhe koha e gjumit nuk do të jetë më problem.
Leave a Reply