GRATË KANË VENDOSUR TË KENË MË PAK FËMIJË, NË SHUM VENDE PO ULET NATALITETI

GRATË KANË VENDOSUR TË KENË MË PAK FËMIJË, NË SHUM VENDE PO ULET NATALITETI

Shumë vende në Europë dhe Azi – po përjetojnë një reduktim të popullsisë që do të vazhdojë të jetë i ndjeshëm dhe në dekadat e ardhshme.

Tetë vende me më shumë se 10 milion banorë kanë regjistruar rënie të popullsisë në dekadën e kalua, pjesa më e madhe e të cilave janë vende evropiane. Përvec Ukrainës, ku popullsia është reduktuar si pasojë e pushtimit rus, numri i njerëzve në Itali, Portugali, Poloni, Rumani dhe Greqi po zvogëlohet.

Ka disa arsye për këtë, disa të vecanta për secilin vend, por ka dhe një të përbashkët për të gjithë: gratë kanë vendosur të kenë më pak fëmijë se në të kaluarën.

Banka Botërore konfirmoi se në vende në jug dhe lindje të Europës regjistrohet një nivel lindshmëri mes 1.2 deri në 1.6 fëmijë për cdo grua. Mesatarja që do të mbante të qëndrueshëm nivelin e popullsisë do të ishte mbi 2. Por fenomeni bëhet dhe më i theksuar për shkka të eksodeve të mëdha emigruese në Poloni, Rumani dhe Greqi. Gjithnjë e më shumë njerëz lënë vendet e tyre duke zgjedhur të jetojnë jashtë.

Jashtë Europës, në Japoni gjithashtu popullsia shënon rënie për shkak të nivelit të ulët të lindshmërisë: 1.3 fëmijë për grua. Japoni humbi më shumë se 3 milion njerëz mes 2011 – ës dhe 2021 – shit.

E njëjta situatë paraqitet dhe në Lindjen e Mesme. Në Siri popullsia është shkatërruar si pasojë e një lufte mbi 10 vjecare, me miliona njerëz që kanë lënë shtëpitë e tyre për të gjetur strehë në vendet fqinje dhe jo vetëm. Afërsisht 606 mijë burra, gra dhe fëmijë kanë mbetur të vrarë nga luftimet.

Ndërkohë Kina parashikohet të humbasë gjysmën e popullsisë së saj deri në 2100 – ën duke numëruar 771 milionë banorë nga 1.4 miliardë që regjistrohen aktualisht.

Rusia, Gjermania, Korea e Jugut dhe Spanja do të shënojnë rënie të popullsisë duke filluar nga viti 2030. Ndërsa popullsia e Evropës si një e tërë do të shënojë rënie brenda kësaj dekada.

Por në një kohë që popullsisë evropiane, amerikane dhe aziatike do të shënojnë rënie, numri i njerëzve në Afrikë do të vazhdoj ëtë rritet. Kontinenti afrikan do të rritet nga 1.4 në 3.9 milardë banorë deri në 2100 – ën. Rreth 38% e popullsisë së botës do të jetojë atëherë në Afrikë, krahasuar me 18% që jeton aktualisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.