NDJENJA E HUMORIT TE FOSHNJAT ZHVILLOHET QË NGA MUAJI I PARË I JETËS SË TYRE

FOSHNJAT NDJEJNË HUMORIN QË NGA MUAJI I PARË I JETËS SË TYRE

Ndjenja e humorit te foshnjat zhvillohet që nga muaji i parë i jetës së tyre, këtë e kanë publikuar në hulumtimin më të ri shkencëtarët britanik të cilët theksojnë se këtë ndjenjë foshnjat e njohin jo më herët se katër javët e para të jetës së tyre. Qëllimi i studimit ishte të hulumtohet se si humori ndikon në zhvillimin e funksionimit kognitiv  te fëmijët në zhvillimin e tyre të hershëm.

Studimi global, i zhvilluar me rreth 700 fëmijë tregon se foshnjat më së herëti gjatë jetës së tyre mund ta njohin humorin nga katër javët e para derisa përafërsisht gjysma e tyre fillojnë ti përjetojnë ngjarjet rreth tyre si qesharake që në dy muajt e parë të jetës. Gjatë hulumtimit shkencëtarët tregojnë se foshnjat shumë herët janë të afta të njohin forma të ndryshme të humorit nëpërmjet lojës në aktivitete si gudulisje, fshehje, grimasë ose kur i drejtohet dikush me një zë “të pazakontë”.

Ky studim gjithashtu tregon se foshnjat nën moshën një vjeçare kënaqen kur shohin reagimet e njerëzve të tjerë përreth tyre. Ata për shembull janë të lumtur edhe kur shohin se dikush është i frikësuar. Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se bebet dy vjeçare janë të interesuara për të ashtuquajturin “humor pa kuptim”, si shprehja “qeni tha muuuu” dhe të ngjashme. Ndërsa tre vjeçarëve dëshirojnë lojërat me fjalë, truket, por edhe fjalët jo të këndshme duke përfshirë edhe sharjet.

Është vërtetuar gjithashtu se socializimi te fëmijët është një nga elementet kyçe për zhvillimin e sensit të humorit i cili mund të kontribuojë në përmirësimin e aftësive të tjera të tyre njohëse, siç është zhvillimi i imagjinatës.

Dr Elena Hoika, profesoreshë e çrregullt në Universitetin e Bristolit tha për gazetën Times se rezultatet e studimit tregojnë që humori është një proces kompleks i cili zhvillohet në katër vitet e para të jetës.

“ Duke marrë parasysh universalen dhe rëndësinë e humorit në shumë aspekte të jetës së fëmijëve dhe të rriturve, është e rëndësishme të zhvillojmë mënyra që do të na ndihmojnë të përcaktojmë fillimisht se si zhvillohet humori në mënyrë që të vazhdojmë të kuptojmë më shumë për vetë esencën dhe paraqitjen e tij. ” shtoi ajo.

Dr. Hoika beson se kuptimi më i thellë i zhvillimit të emocioneve aq komplekse si humori mund të çojë në njohuri më të qarta se si zhvillohet dhe funksionon truri i ri në aspektin kognitiv, social dhe në kontekstin e shëndetit mendor.

Ky hulumtim u publikua në revistën Behavior Research Methods ndërsa u realizua nga një grup I shkencëtareve të Universitetit Bristol.

Portali Ajo

Leave a Reply

Your email address will not be published.