NIS PROJEKTI “SHKOLLA PËR NËNAT E REJA”

NIS PROJEKTI “SHKOLLA PËR NËNAT E REJA”

Në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë ka filluar realizimi i proektit “Shkolla për nënat e ardhshme”. Në këtë shkollë të këtij lloji mbahen ligjërata për ate se si rrjedh shtatëzënia, si duhet të ushqehen gjatë shtatëzanisë si dhe çfar duhet të presin para lindjes.  Pjesmarrëset në këtë proekt, kryesisht nëna të reja, drejtpërsëdrejti marrin leksione se si duhet të përgatiten për aktin e të qenit nënë, si duhet pranuar anëtarin e ri në familje e shumë gjëra tjera.

“Të gjitha gratë  pritet të bëhen nëna për herë të parë dhe ishte të themi interesim solid nga ana e grave shtatzana, ishte kënaqësi e madhe kishim mësim interaktiv, ajo që kishte munguar shumë në rajonin e Kumanovës, pra që të kemi një shkollë interaktive për grate shtatzana që të na vijnë sa më të përgatitura për një lindje që i pret në të ardhmen”, –  tha Mendushe Selmani nga Spitali i përgjithshëm – Kumanovë.

Gjatë ligjeratave mundësohet përgatitja psikofizike para dhe pas lindjes së grave shtatëzëna.

“Një ndër pikat që e kemi prioritet është përgatitja psiko-fizike e grave shtatëzëna ku edhe në të ardhmen do të punojmë edhe më tepër pasi që shohim ngecje në këtë aspekt kur të njejtat vijnë për lindje, pra duhet të punojmë sa më shumë me nënat e ardhëshme që të kemi lindje normale”, – tha mes tjerash Mendushe Selmani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.