DISA NGA SHKAQET MË SERIOZE PSE NDIHENI TË LODHUR PËRVEÇ MUNGESËS SË GJUMIT DHE STRESIT

DISA NGA SHKAQET MË SERIOZE PSE NDIHENI TË LODHUR PËRVEÇ MUNGESËS SË GJUMIT DHE STRESIT

Në periudha të caktuara të jetës na ndodh që edhe pse flemë mjaftueshëm përsëri na zë gjumi. Gjumi i tepërt paralajmëron ndonjë çrregullim në organizmin tuaj prandaj çdoherë është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të dini arsyet se pse ju ndodh kjo. Ne do të cekim më poshtë disa nga arsyet por mbetet që ju të kryeni analiza shtesë për të përcaktuar se çka në fakt ndodh me organizmin tuaj.

Disa nga shkaqet më serioze pse ndiheni të lodhur përveç mungesës së gjumit dhe stresit janë:

ANEMIA

Anemia nënkupton mungesën e hekurit në trup. Kjo çon në një prodhim të vogël të qelizave të kuqe të shëndetshme të gjakut. Prandaj, indet janë të privuara nga oksigjeni dhe ju ndiheni të lodhur dhe pa energji.

Simptoma të tjera:

Dhimbje muskujsh, probleme me frymëmarrjen, lëkurë të zbehtë, të verdhë.

DIABETI

Diabeti ndodh për shkak se trupi përdor insulinën në mënyrë të gabuar ose e prodhon në sasi të pamjaftueshme. Për shkak të kësaj, niveli i sheqerit në gjak rritet në mënyrë dramatike. Lodhja e rëndë është një nga shenjat e diabetit.

Simptoma të tjera:

Rritje e sasisë së urinë dhe etjes, lëkurë e thatë, humbje peshe.

SËMUNDJA E CELIAKISË

Kjo sëmundje shkaktohet nga reagimi jonormal i trupit ndaj glutenit. Gluteni është një proteinë që gjendet tek drithërat. Nëse nuk ndjeheni mirë pas ngrënies së bukës ose gatimeve të tjera, atëherë ju mund të keni sëmundjen e celiakisë.

Simptoma të tjera:

Fryrje barku, diarre, humbje peshe.

KOLANGJITI PRIMAR BILIAR

Kjo është një sëmundje ku kanalet biliare të mëlçisë shkatërrohen. Bila (lëngu i tëmthit) është projektuar për të hequr substancat e dëmshme nga trupat tonë si toksinat, kolesteroli dhe qelizat e gjakut të konsumuar. Por kur ka dëme në kanalet bilare, këto elemente grumbullohen në mëlçi. Lodhja është një nga shenjat e zhvillimit të kësaj sëmundjeje të mëlçisë.

Simptoma: tharje e syve

 HIPOTIREOZA

Problemet me gjëndrën tiroide nënkuptojnë se ka pak prodhim të hormoneve tiroide. Këto hormone janë përgjegjëse për energjinë dhe funksionin e trupit. Kur gjëndra nuk funksionon siç duhet, proceset në organizëm ngadalësohen. Si rezultat, mund të ndiheni të lodhur.

Simptoma të tjera:

Shtim në peshë, dobësi muskulore;

SËMUNDJA E ALZHEIMERIT

Kohët e fundit, studiuesit kanë zbuluar se përgjumja mund të jetë simptomë e sëmundjes Alzheimer. Ata krijuan një lidhje midis përgjumësisë gjatë ditës dhe akumulimit të beta-amiloidit në tru. Akumulime të tilla mendohet se janë përgjegjëse për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer. Kjo do të thotë se ndjenja e lodhjes gjatë ditës mund të jetë një shenjë e hershme e kësaj sëmundjeje.

Simptoma të tjera:

Plogështi, humbja e kujtesës afatshkurtër, nervozizëm.

SINDROMI I KËMBËVE NERVOZE

Ky problem i sistemit nervor ju bën që t’i lëvizni këmbët gjatë gjumit. Këmbët tuaja lëvizin në mënyrë spontane dhe kjo pengon gjumin tuaj dhe dëmton cilësinë e tij. Si rezultat, mund të ndiheni të lodhur.

Simptoma të tjera:

Ndjesi shpimi në këmbë dhe në krahë, dhimbje në këmbë dhe në krahë.

APNEA E GJUMIT

Apnea është një problem që ndodh kur bllokohen rrugët e frymëmarrjes gjatë gjumit dhe ju ndaloni frymëmarrjen. Këto pushime mund të zgjasin deri në 20 sekonda dhe ndodhin disa qindra herë në natë. Kjo çon në zgjimin dhe më pas rënien në gjumë sërish. Ju mund të harroni se jeni zgjuar por si pasojë e zgjimeve të tilla të shpeshta, cilësia e gjumit përkeqësohet dhe mund të ndjeheni të lodhur gjatë ditës.

Simptoma të tjera:

Frymëmarrje me zhurmë ose gërhitje.

SINDROMI I LODHJES KRONIKE

Nëse ndjeni përgjumje për 3-4 muaj, atëherë mund të keni sindromin e lodhjes kronike. Kjo gjendje mund të zhvillohet pasi të keni pasur një virus ose përvojë traumatike.

Simptoma të tjera:

Dhimbje të përzier, dhimbje të muskujve, dhimbje koke dhe përqendrim të dobët.

Nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma, mos nxitoni për të nxjerrë përfundime dhe të bëni vetë diagnozën. Sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të kaloni nëpër ekzaminimet e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.