DITA NDËRKOMBËTARE E FOSHNJAVE TË PARAKOHSHME

 

Dominuese është ngjyra vjollcë e cila mbeti simbol i shënimit të ditës ndërkombëtare të foshnjave të lindura para kohe e cila paraqet ndjeshmëri dhe kujdes. Kjo ditë shënohet çdo 17 Nëntor që nga viti 2009 si rezultat i bashkëpunimit të Fondacionit March of Dimes (SHBA) dhe Fondacionit Evropian për kujdesin e foshnjave të porsalindura.

Foshnjat e parakohshme janë foshnjat e lindura para javës së 37-të të shtatzënisë, zakonisht shumë të vogla dhe të pazhvilluara, të cilat peshojnë më pak se 2500 gram. Ende nuk dihet arsyeja e një numri kaq të madh të lindjeve të parakohshme në nivel global por ajo që ka rëndësi të jashtëzakonshme në këtë periudhë është kujdesi mjekësor.

Këto foshnje, siç i quajmë ne foshnjat e parakohshme, janë shumë të ndjeshme në periudhën në periudhën dhe zhvillimin e hershëm. Prindërit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor që kujdesen për këto foshnja përballen me një sërë sfidash. Fëmijët që mbijetojnë kanë një shans të shtuar për të zhvilluar vështirësi neurologjike, shqisore, respiratore, njohëse ose psiko-motorike gjatë gjithë jetës. E vetmja mënyrë e cila ndihmon për një jetë cilësore të foshnjave të parakohshme dhe prindërve të tyre është edukimi i vazhdueshëm i personelit shëndetësorë dhe prindërve dhe ofrimi i shërbimeve në kohë.

Duke shënuar këtë ditë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se prej viti 2016 deri në vitin 2021 është arritur që të ulet vdekshmëria te foshnjat e lindura parakohe nga 26% në 8%, duke shtuar se ka tendencë që edhe kjo përqindje të ulet.

“Trajnimi dhe promovimi i vazhdueshëm i stafit dhe investimet e forta në pajisje moderne janë çelësi i suksesit dhe punës cilësore të Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri. Në periudhën e kaluar kemi blerë 15 inkubatorë modernë, gjë që i ka munguar Klinikës, por edhe një sërë pajisjesh dhe mjetesh të tjera, si mikroskopët, sistemet e demineralizimit, makinat e frymëmarrjes, matësit e lëvizshëm të oksigjenit dhe pajisjet tjera. Kjo pajisje ishte e nevojshme për të ofruar shërbimin më të mirë dhe në këtë mënyrë për të shpëtuar sa më shumë jetë të rinjsh. Sot Klinika ka pajisje moderne, njohuri dhe staf të motivuar që punon sipas standardeve botërore”, shtoi Filipçe.

Ai gjithashtu tha se parandalimi, kontrollet në kohë dhe kujdesi për shëndetin e gruas shtatzënë janë çelësi për shtatzëni të qëndrueshme dhe ruajtjen e shëndetit të foshnjave.

Qëllimi i shënimit të kësaj dite është të tërheqë vëmendjen e publikut për problemin global të lindjes së parakohshme, e cila është shkaku kryesor i vdekjes së foshnjave në vendet e zhvilluara dhe të pazhvilluara.

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit lindin 15 milionë foshnja të parakohshme në mbarë botën.

Gazetar D.K.

Leave a Reply

Your email address will not be published.