EFEKTI I VAKSINËS KUNDËR VIRUSIT KORONA TE GRATË SHTATZËNA

 

Pandemia po vazhdon të jetojë me ne. Krahas aplikimit të vaksinave dhe thirrjes së autoriteteve për tu vaksinuar qëndrojmë para një vale të re të infektimeve gjë që ka krijuar një shqetësim shtesë tek popullata në përgjithësi. Vaksinimi sjelli deri në lehtësimin e masave antikovid në shumë shtete, por në nivel global, popullata ka ende dyshime rreth përmbajtjes dhe efekteve anësore të cilat mund ti sjell vaksinimi. Kjo rezulton në përqindjen e vogël të të vaksinuarve në kokë banori në rajon dhe shqetësues gjithashtu mbetet fakti që edhe tek ne kjo përqindje mbetet e ulët. Në këtë kaos të krijuar nga frika e pandemisë dhe nga ana tjetër jo sigurinë në efektivitetin e vaksinave dilema më e madhe dhe çështja më shqetësuese mbetet efekti i dëmshëm mbi gratë shtatzëna, që debatohet kryesisht në media dhe në rrjetet sociale por edhe infertiliteti tek meshkujt. Efekti i teorive të ndryshme dhe mendimeve të pa definuara dhe të pa vërtetuara në aspekt shkencor ka ndikuar në nivelin  e ulët të vaksinimit te dy grupe të shoqërisë, gratë shtatzëna dhe  fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç—tek të cilët prindërit marrin shumicën e vendimeve të tyre.

Me qëllim të eliminimit të miteve të ndryshme shumë personalitete me influencë në vend, gjithashtu edhe mjeke shpërndanin foto nga procesi i vaksinimit të tyre gjatë periudhës së shtatzënisë. Ndër to edhe Anita Latifi- gazetare, juriste dhe influencere në rrjete sociale  si dhe Rina Purrini – mjeke gjinekologe.

Në shumë vende në nivel global thirrjet për vaksinim u kundërshtuan ashpër nga një pjesë e konsiderueshme e popullatës me theks të veçantë në vendet më pak të zhvilluara ekonomikisht.

Megjithëse Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG), Shoqëria për Mjekësinë Maternale-Fetale (SMFM), Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) dhe shumë organizata të tjera mjekësore kanë u bëri thirrje grave shtatzëna, grave gjidhënëse dhe atyre që planifikojnë të mbeten shtatzënë të vaksinohen, niveli i vaksinimit është rritur ndjeshëm. Të dhënat e fundit në SHBA tregojnë se vetëm 31% e grave shtatzëna janë vaksinuar deri më 18 shtator, nga 23% në fund të korrikut.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Kurrë nuk ka pasur më urgjencë për vaksinim pasi po përballemi me variantin Delta, i cili është shumë më i transmetueshëm dhe po shohim rezultate të rënda nga COVID-19 tek gratë shtatzëna të pa vaksinuara “, tha drejtorja e CDC-së, Rochelle Walensky, përmes një deklarate, transmeton AP.

Edhe pse në testimet e vaksinave nuk janë përfshirë edhe gratë shtatzëna, ekspertët thonë se nga përvoja e vaksinimit të dhjetëra mijëra grave në botë dëshmohet se vaksinimet janë të sigurta për to dhe se kur jepen gjatë shtatzënisë mund të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje për të sapolindurit.

Hulumtimet e realizuara deri më tani në nivel global nënvizojnë që tek gratë shtatzëna pesë herë më shpesh në raste infeksioni kalon në mënyrë asimptomatike, por njëkohësisht rreziku është dyfish më i lartë që në rast të infektimit të përfundojnë në kujdes intensiv. Gjithashtu rreziku i vdekjes nga Kovid-19 tek gratë shtatzëna është më i lartë. Në përqindje, gratë shtatzëna janë të rrezikuara njësoj si personat nga mosha 70 deri 84 vjeçare.

D.K.

Leave a Reply

Your email address will not be published.