KËRKIME  SHKENCORE PËR VIRUSIN RSV QË PREKË 90% TË FOSHNJAVE DERI NË DY VJEÇ

KËRKIME  SHKENCORE PËR VIRUSIN RSV QË PREKË 90% TË FOSHNJAVE DERI NË DY VJEÇ

Prindërve po u kërkohet të mbështesin me ngulm kërkimet për një virus të frymëmarrjes që është shkaku kryesor i shtrimeve në spitale të foshnjave në Britaninë e Madhe.

RSV (Virusi Syncytial Respirator) është një virus i zakonshëm sezonal që prek 90% të fëmijëve në mbarë botën para moshës dy vjeçare. Gjersa disa foshnje përjetojnë sëmundje të lehta si të ftohtit, për të tjerët infeksioni mund të çojë në probleme më të rënda të mushkërive si bronkioliti dhe pneumonia.

Rreth 12,000 foshnja deri në 12 muaj në Britaninë e Madhe do të marrin pjesë në studimin “Harmonie” për të vlerësuar efektivitetin e Nirsevimabit, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Nirsevimab është një antitrup monoklonal – proteina e krijuar nga njeriu që veprojnë si antitrupa natyralë të njeriut në sistemin imunitar, i cili tashmë është provuar të jetë i sigurt në provat e mëparshme klinike që përfshijnë 4000 foshnja.

Foshnjat që marrin pjesë do të ndahen në dy grupe të rastësishme: njëri grup do të marrë një dozë të vetme të Nirsevimab nëpërmjet injeksionit, ndërsa tjetri jo.

Ekspertët thonë se nëse konstatohet se është efektiv, ilaçi Nirsevimab mund të veprojë si një trajtim parandalues ​​për mijëra fëmijë në Britaninë e Madhe dhe në mbarë botën dhe të reduktojë shtrimet në spitale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.