PANDEMIA DHE SHTATZËNAT-RREZIKOHEN TË KENË PASOJA MË TË RËNDA

 

Shtatzënat me kovid kanë më shumë komplikime!

Gratë shtatzëne me virusin korona ballafaqohen me rrezik më të lartë të komplikimeve gjatë lindjes në krahasim me ato që nuk janë të infektuara me kovid, tregon hulumtimi më i ri shkencor, transmeton AJO.

Në analizimin e komplikimeve gjatë lindjes, janë përfshire 244 654 lindje, 874 nga të cilat tek gratë e infektuara me kovid 19.

Shkencëtaret në publikimin e fundit të revistës PLOS Medicine, informuan se abortet spontane dhe lindjet e fëmijëve të vdekur nuk dallohen mes grupeve.

Por, duke marrë parasysh faktorët e rrezikut tek gratë, hulumtuesit kanë zbuluar se shtatzënat me Kovid 19 kanë pasur 80% shanse më të mëdha të kenë më shumë ujë amniotik, dy herë më shumë gjasa për shtypje të lartë të gjakut me nivel rrezikshmërie, mbi dy herë më shumë gjasë për infektim nga uji amniotik, gjasa më të larta për gjakderdhje me më shumë përmasa gjatë lindjes… Gjithashtu, kanë qenë edhe në rrezik të lartë për lindje të parakohshme.

“Gratë shtatëzëna dhe ato që planifikojnë shtatzëni, i nxis të vaksinohen kundër virusit korona”, thotë autorja e studimit doktor Silvi Epelboin nga Universiteti i Parsit.

Mjekët nga Klnika Majo në Minestoë kanë trajtuar 51 gra shtatzëna me simptoma te lehta të Kovid 19, me antitrupa monoklonal.

“Nuk janë paraqitur efekte të dëmshme, dhe asnjë nga pacientet nuk ka pasur nevojë për hospitalizim lidhur me Kovidin”, informuan para disa ditëve nga medRxiv.

Deri tani 29 gra kanë lindur fëmijë të shëndetshëm. Është evidentuar një abort spontan për shkak të një mangësie shëndeti që nuk ka qenë e lidhur me ilaçin.

AIDA GJONI

www.ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.