USHQIMI I PREKUR NGA MIZAT NUK DUHET KONSUMUAR

USHQIMI I PREKUR NGA MIZAT NUK DUHET KONSUMUAR

Rreziqet shëndetësore që i kanosen njeriut nga konsumi i ushqimeve të prekura nga mizat, janë të mëdha thonë studimet.

Mizat mund të transferojnë shumë sëmundje ngjitëse siç janë kolera, tifoja dhe disenteria. Një mizë e vetme mban plot 200 lloje të ndryshme bakteresh të dëmshme.

Mjafton që miza të prekë një herë ushqimin, dëmi është i pakthyeshëm. Mizat përmbajnë mijëra qime të holla. Aty mund të futen bakteret e ndryshme të cilat transferohen mjaft lehtë tek ushqimi i njeriut.

Ekspertët thonë se nëse miza qëndron në ushqim për një sekondë të vetëm, bakteret e akumuluara në trupin e tyre e tyre derdhen në pjatë.

Duke qenë se mizat transferojnë sëmundje të rrezikshme e ngjitëse, shmangni ngrënien e ushqimit të ndotur.

Nëse miza ka prekur një pjesë të ushqimit tuaj, rekomandohet që ta hidhni atë pjesë dhe të konsumoni pjesën e mbetur dhe të pandotur.

Për të larguar mizat mbushni një qese plastike me ujë dhe mbajini pranë dyerve, në ballkon e në dritare që mizat mos të guxojnë e të hyjnë.

Uji krijon reflektime të ndryshme dhe prish shikimin e mizave. Një qese me ujë u ngjan mizave si një rrjetë merimange të cilën ato e shmangin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.