POLICIA ARRESTON MBI 2000 DHUNUES SEKSUAL DHE ABUZUES ME FËMIJË

POLICIA ARRESTON MBI 2000 DHUNUES SEKSUAL DHE ABUZUES ME FËMIJË

Më shumë se 2200 autorë të krimeve kundër të miturve, duke përfshirë abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve, janë gjurmuar në të gjithë botën vitet e fundit si pjesë e operacionit Teenage Mutant Ninja Turtles, i cili u nis në fshehtësi në internet nga policia zvicerane.

Rasti daton në vitin 2012 kur policia zvicerane mori informacionin se një person që jetonte në kantonin Aargau shpërndante “material pornografik të paligjshëm” nën pseudonimin “Breshkë Ninja” duke përdorur platformën GigaTribe, e cila lejon shkëmbimin e të dhënave në mënyrë anonime.

Një hetim më pas bëri të mundur arrestimin, në të njëjtin vit, të personit që ishte një gjerman 62-vjeçar i cili u dënua në vitin 2015 , tha në një deklaratë policia kantonale e Aargaut.

Më pas, policia zvicerane kishte idenë të përdorte profilin e tij për të ekspozuar të tjerët që kryejnë krime dhe krime seksuale ndaj fëmijëve.

“Operacioni i fshehtë i kryer në internet për disa vite ka qenë i suksesshëm,” me më shumë se 2200 autorë të krimeve kundër të miturve të identifikuar, tha policia.

Arrestimet u bënë në Zvicër, si dhe gjetkë në botë, duke përfshirë Kroacinë, Brazilin, Francën, Perunë, Rumaninë dhe Spanjën, tha policia në një deklaratë.

Mes të arrestuarve, disa përdorën pornografi me fëmijë dhe të tjerë abuzuan me fëmijë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.