STRESI AFATGJATË SJELL PASOJA PËR ORGANIZMIN

STRESI AFATGJATË SJELL PASOJA PËR ORGANIZMIN

Stresi na prek të gjithëve, por derisa një sasi e vogël stresi është krejtësisht e mirë, dhe në disa raste mund të jetë edhe e dobishme, stresi afatgjatë mund të na lodhë dhe të shkaktojë probleme të caktuara shëndetësore, disa prej të cilave nuk janë aspak të padëmshme këshillojnë mjekët.

Hapi i parë në menaxhimin e stresit është njohja e simptomave të tij, por mund të jetë më e vështirë nga sa mendoni. Përkatësisht, shumica e njerëzve janë mësuar aq shumë me stresin sa që shpesh nuk e dinë se janë nën stres derisa të arrijmë te një problem i caktuar shëndetësor.

Efektet që mund të shkaktojë stresi afatgjatë përfshijnë:

Problemet e shëndetit mendor si depresioni, ankthi dhe çrregullimet e personalitetit,
sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, presionin e lartë të gjakut, ritmet jonormale të zemrës, sulmet në zemër dhe goditjet në tru, obeziteti dhe çrregullime të tjera të të ngrënit, problemet menstruale, mosfunksionimi seksual si impotenca ose ejakulimi i parakohshëm, problemet e lëkurës si puçrrat, psoriasis dhe eczema, humbje e përhershme e flokëve probleme gastrointestinale si gastriti, koliti ulceroz dhe sindroma e zorrës së irrituar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.