TË GJITHA NDJENJAT E MIRA LINDIN NGA STOMAKU!

TË GJITHA NDJENJAT E MIRA LINDIN NGA STOMAKU!

Hulumtuesit besojnë se 90% e serotoninës prodhohet në aparatin tretës, ndaj duhet të besoni se të gjitha ndjenjat e mira lindin nga stomaku!

Hani ushqime të pasura me probiotikë. Mos lini jashtë regjimit ushqimor, produktet që janë të pasura me kompleksin e vitaminave B ! këto të fundit janë esenciale për ngritjen e humorit, për prodhimin e melatoninën (hormoni i gjumit) dhe serotoninës.

Yndyrnat e shëndetshme omega 3 mbështesin funksionet e trurit ! Hekuri dhe zinku gjithashtu njihet si mineralet që parandalojnë depresionin dhe luajnë një rol kryesor në transportimin e neurotransmetuesve të lumturisë.

Gjëndrat e tiroideve kanë nevojë për selenium që të funksionojnë si duhet dhe duke qenë se kjo gjëndër është “fabrika” e prodhimit të hormoneve, duhet të siguroheni që kjo e fundit të mos ketë asnjë deficit.

Kjo është lista e ushqimeve: fruta të thata si arrat e Brazilit, qershitë, çokollata e zezë, banania, tërshëra, peshku, kosi dhe spinaqi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.