RRITET NUMRI I TË PREKURVE NGA VIRUSI SEZONAL ME INFEKSIONE RESPIRATORE

RRITET NUMRI I TË PREKURVE NGA VIRUSI SEZONAL ME INFEKSIONE RESPIRATORE

Virusi sezonal ka prekur së fundmi një numër të madh të qytetarëve në RMV. Mjeku Harkan Memedi , thot se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në rritjen e numrit  të personave të prekur nga infeksionet respiratore, ndërsa më të prekur janë fëmijët. Ai thekson se terapinë për trajtim duhet ta caktojë mjeku për secilin pacient.

“Vjeshtën e patëm jo adekuate sikur për vjeshtë dhe temperaturat e larta kur kaluan në të ulëta normal që kemi pritur të rritet numri i infeksioneve respiartore. Kur kemi raste të infeksioneve respiratore, me rëndësi është konsultimi me mjekun amë, mos të mirret terapi vetë. Pasi që do të kontrollohet nga mjeku amë, atëherë ai nëse e sheh të arsyeshme bën edhe pasqyrë të gjakut ku vetëm se konfirmohet rasti a ka nevojë për antibiotik, apo jo. Zakonisht në këtë stinë dominante janë infeksionet virusale dhe ka nevojë vetëm për terapi simptomatike dhe jo për antibiotik” – tha mjeku, Harkan Memedi.

Sipas tij me ftohjen e kohës pritet edhe rritja  e numrit të fëmijëve me infeksione, zakonisht respiratore. Ai njëherit këshillon për kujdes të shtuar në këtë sezonë dhe si terapi adekuate për luftimin e viruseve është vitamina “C”, ushqimi i pasur me pemë dhe perime, konsumimi i shtuar i lëngjeve dhe me raste ilaç antivirusal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.