“DHOMA” KU JU MUND TA TRANSFORMONI TRUPIN NË FORMË IDEALE DUKE RUAJTUR SHËNDETIN TUAJ 

“DHOMA” KU JU MUND TA TRANSFORMONI TRUPIN NË FORMË IDEALE DUKE RUAJTUR SHËNDETIN TUAJ

Pesha e tepërt apo mbipesha janë bërë shqetësime kryesore për gjeneratat e reja. Në veçanti gjatë sezonit të verës të gjitha gratë dhe vajzat i drejtohen salloneve të ndryshme për të arritur një vijë trupi ideale apo të përafërt me atë që ëndërrojnë. E njëjta ndodh pas pushimeve kur kthehemi me disa kilogram më shumë apo kemi tejkaluar formën e dëshiruar me ushqimet e tepërta që ia kemi lejuar vetes. Erdhi koha e ndryshimeve. Një nga sallonet që ofron shërbime të tilla që krahas efektit për dobësim sjellin edhe përfitime tjera shëndetësore është “Reforme room”.

Ashtu si edhe e mban emrin “ Një dhomë ndryshimi”, salloni i cili tashmë funksionon 3 vite ju ofron klientëve trajtime me Vacuslim48 , maderoterapi të thjesht , maderoterapi Braziliane , anticelulit masazhe manuale  si dhe drenazh limfatike manuale, thotë pronarja Miranda Amedi Dauti.

Te gjitha këto trajtime janë natyrale dhe përveç formësimit te trupit nga ana estetike, këto trajtime kanë edhe përfitime të shumta shëndetësore, shton ajo. Por në fakt çka janë në thelb metodat e punës dhe cilat janë efektet anësore flasim në bisedën e zhvilluar në vazhdim.

  • Çka është Vacumslim 48 dhe si ndikon në fizikun e klientëve? Çfarë përvoje keni deri më tani?

Miranda Amedi Dauti: Vacuslim48 është prodhim i Mesmerie cosmetics (Itali) një inovacion në këtë fushë i cili  jep rezultate të kënaqshme që nga seanca e parë. Kombinimi i përbërësve aktivë nga serumi Vacuslim 48 dhe kremi përshpejton djegien e yndyrës dhe ndihmon në ngadalësimin e depozitimit të reja të yndyrës. Në të njëjtën kohë, ndihmon në reduktimin e celulitit dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës së trupit. Vaji Vacuslim 48 që përdoret për masazh është krijuar në mënyrë që në fund të trajtimit të lejojë terapistin të lëvizë më lehtë limfën dhe të çlirojë trupin nga lëngjet e grumbulluara. Ajo që e bën me të veçantë trajtimin me Vacuslim48 është se ndihmon në parandalimin afatgjatë dhe ri-formimin e celulitit duke arritur efektin anti-yo-yo.

Deri më tani kemi kliente shumë të kënaqura edhe pse rezultatet janë idividuale pasi që çdo organizëm reagon ndryshe. Vacuslim 48 jep rezultate të të gjitha llojet e masave yndyrore pa dallim fazës apo nivelit në të cilën është trupi juaj. Ajo që ndryshon nga klienti në klient është kohëzgjatja, dikujt i duhet me pak e dikujt më shumë kohë, por rezultati është i garantuar.

  • Si aplikohet Vacumslim 48 dhe a ka efekte negative anësore?

Miranda Amedi Dauti: Trajtimi me Vacuslim 48 është plotësisht relaksues pa dhimbje, pasi të bëhet aplikimi i kremrave ju futeni në vakum qeset ku pushoni për 30 minuta ,gjatë kësaj kohe gjithçka që mund të ndjeni është  një ndjenjë ftoht-ngrohtë , e cila rritë termogjenezën dhe kështu arrihet eliminimi i lehtë i kalorive. Trajtimi me Vacuslim 48 nuk ju pengon që të vazhdoni të merreni me obligimet dhe aktivitet e juaja gjatë ditës.

  • Çka e dallon Maderoterapinë nga Terapia Braziliane dhe si aplikohen të njëjtat?

Miranda Amedi Dauti: Maderoterapia (terapia me instrumente druri) është një terapi që e ka origjinën në Kolumbi dhe bazohet në përdorimin e mjeteve prej druri të dizajnuara në mënyrë anatomike që e bëjnë terapinë 100% natyrale pa reaksione alergjike në lëkurë. Edhe pse kryesisht femrat zgjedhin këtë masazh për të hequr qafe celulitin, ai është gjithashtu i dobishëm për dhimbjet e shpinës, për uljen e volumit trupor dhe detoksifikimin e trupit. Të dyja si Madero e thjesht dhe ajo Braziliane punohen me elemente druri, përdoret vaj i njëjtë dhe rezultat japin të dyja trajtimet. Ajo qe e dallon metodën braziliane nga maderoterapia e thjeshtë janë elementet e punës.

Ne maderoterapi braziliane përdoren të ashtuquajtura “ zile druri” të cilat janë të bëra special për këtë trajtim, me të cilat arrihet efekt më intensiv . Efekti apo rezultati me metodën braziliane është shumë me shpejt i dukshëm pasi që një seancë me madero braziliane jep rezultat sa 5 seanca të madero terapisë së thjesht. Gjithashtu dallojnë edhe në kohëzgjatje, një seancë maderoterapi e thjeshtë zgjat 45 minuta, ndërsa me atë braziliane 90minuta.

  • A ofroni edhe masazhe tjera shëndetësore ose relaksuese dhe si ndikojnë ato në gjendjen fizike apo edhe atë mendore te klientët tuaj?

Miranda Amedi Dauti: Në “Reforme Room” gjithashtu ofrojmë edhe relax masazhe për tërë trupin, masazhe medicinale ku trajtohet vetëm zona problematike si dhe maderoterapi për fytyrë.

Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.