ALBINA KELMENDI DHE FAMILJA KELMENDI DO TA PËRFAQËSOJNË SHQIPËRINË NË EUROVISION

ALBINA KELMENDI DHE FAMILJA KELMENDI DO TA PËRFAQËSOJNË SHQIPËRINË NË EUROVISION

Shqipërinë do ta përfaqësojë në Eurovision, këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Albina dhe familja Kelmendi fituan vendin e dytë në Festivalin e Këngës në RTSH, çmim i cili vendoset nga juria, por votat e publikut bënë që ata të fitojnë të drejtën për të përfaqësuar  Shqipërinë në festivalin europian, që këtë vit do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe, për shkak se vendi fitues i çmimit të parë, Ukraina, vijon të jetë në luftë.

“Ju dua shumë do t’ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderoj shumë, ju përulemi”, tha Albina e emocionuar.

Këtë vit Festivali i Këngës në RTSH vendosi që për herë të parë kënga përfaqësuese në Eurovision të zgjidhej 100% nga votat e publikut. Ndërsa Elsa Lila është fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH.

“Ndjej shumë në këtë moment dhe e kam të vështirë që ta përmbledh. E gjitha ndodhi fale jush, falë jurisë, falë orkestrës, falë një stafi të palodhshëm dhe falë vajzës time që më dha kaq inspirim. Faleminderit për dashurinë dhe emocionet. Ka qenë ndër i madh që të jem përballë jush. Kënaqësi që e përthithët këngën. S’kanë kaluar 2 ditë dhe e këndoni me mua,“-tha Elsa Lila.

Kosovës ende nuk i lejohet pjesmarrja në Festivalin evropian të Këngës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.