KËNGËTARI ENDRI PRIFTI THOT SE FITUESIT E KËNGËS MAGJIKE DHE FESTIVALIT TË RTSH JANË VENDOSUR 5 MUAJ MË PARË, REAGON ARDIT GJEBREA

KËNGËTARI ENDRI PRIFTI THOT SE FITUESIT E KËNGËS MAGJIKE DHE FESTIVALIT TË RTSH JANË VENDOSUR 5 MUAJ MË PARË, REAGON ARDIT GJEBREA

Endri Prifti ka hedhur akuza të rënda ndaj organizatorëve të Këngës Magjike dhe Festivalit të RTSH-së se fituesit janë përzgjedhur shumë kohë më përpara. Nëpërmjet një postimi, ai pretendon se Këngën Magjike do ta fitojë Marsela Çibukaj, ndërsa Festivalin e Këngës Noizy me Eugent Bushpepën.

Megjithatë, vihet re se postimi është edituar dhe emrat e artistëve që ai pretendon se do të jenë fitues janë fshirë. Gjithashtu, këngëtari korçar shprehet se kishte vendosur që të merrte pjesë në festivalin Kënga Magjike, por pas këtyre prapaskenave që janë bërë ka hequr dorë.

“Mirmengjesi , mirdita dhe mimbrema te gjitheve anembane Botes dhe me gjere . Nje te diele pushimi te bukur , me shendet e me shume dashuri ju uroj . Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit , por rethanat as nuk e morem vesh pse nuk do jemi , dmth e kupton ti , nga ato furçat me boje. Po degjo tani me mire , e di pse , ja tju jap edhe informacion , po i heq emrat se do bejne buje keto portalet dhe jane miq tane shume te mire.

Ardit Gjebrea ka reaguar pas deklaratës së Endri Priftit ku shkruante se fituesit ishin caktuar shumë më përpara. Këngëtari korçar shprehej se nuk do të ishte pjesë e festivalit këtë vit, pa dhënë arsye konkrete, por shtonte se “as nuk e morën vesh se pse nuk do të jemi”.

Arditi shkruan se ai nuk ka respektuar rregullat e festivalit. “Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve që do jemi? Dhe pastaj?? Kënga Magjike ka rregulla që respektohen nga çdo artist.  Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson.

Dorëzove gjë ndonjë këngë? Pranimi u mbyll në 24 Maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe”, ka shkruar Arditi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.