POGBA DHE STELLA McCARTNEY KRIJUAN ATLETET E PARA VEGANE!

Ishte periudha e izolimit të vitit të kaluar, kur dy botë komplet të ndryshme u përplasën për të hedhur themelet e një bashkëpunimi i cili do të ndodhte për herë të parë ndonjëherë. Bëhet fjalë për dizajnuesen Stella McCartney dhe futbollistin e Manchester United, Paul Pogba të cilët nisën me një bisedë pranë zjarrit rreth dashurisë së tyre të përbashkët për sportin, modën dhe krijimin e një brendi. Dhe ja ku po ndodh. Nga vlerat eco-të vetëdijshme të McCartney, tek stili i mrekullueshëm i Pogba dhe risitë teknike të “Adidas”, ja ku I kemi atletet e para vegane tani më në dispozicion për secilin.

Rezultati përfundimtar jep dy forma të atleteve me silueta të veçanta: njëra, PREDATOR FREAK P+ (280 dollarë), një dizajn pa lidhëse me një përshtatje si çorape; tjetra, P1 (250 dollarë), është i lidhur me një jakë më të ulët, por me një përfundim tejet të rehatshëm. E zbukuruar me print leopardi, grafikë reflektuese dhe me pika gome portokalli DEMONSKIN (një risi teknike, që lehtëson kontrollin dhe devijimin e topit të përmirësuar), atletet janë të përfunduara me një pllakë metalike me pasqyrë ylber ombre dhe logo me thembër. Është hera e parë që një këpucë futbolli e ka këtë veçori, sipas “Adidas”.

Partneriteti 15-vjeçar i McCartney me adidas ka dëshmuar shumë bashkëpunime midis modës së lartë dhe veshjeve të performancës, por atletet e futbollit ishin krejtësisht diçka e re për dizajnuesen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.