MASKË KUNDËR RRUDHAVE DHE STRESIT

MASKË KUNDËR RRUDHAVE DHE STRESIT

Nëse doni të eliminoni rrudhat në fytyrën tuaj provoni këtë recetë të cilën mund ta përgatisni në kushte shtëpiake. Kjo do të ju ndihmojë gjithashtu ta largoni edhe stresin pasi që përmbajtja e saj është kryesisht e bazuar vetëm në produkte natyrale dhe të shëndetshme. Të gjitha produktet natyrale të cilat përdoren kanë edhe efekt kundër stresit si dhe regjenerues.

Më poshtë do të ju japim listën e produkteve dhe mënyrën se si mund ta përgatisni maskën:

½ trangulli

2 luge gjelle mjaltë

1 luge gjelle vaj ulliri

4 luge gjelle kos

5 luge gjelle argjilë pluhur

Pasi ta lani dhe grini mirë trangullin i shtoni mjaltin. Vazhdoni ta përzieni dhe ngadalë shtoni kosin, argjilën dhe vajin. Pasi e gjithë masa të përzihet mirë mund ta aplikoni në fytyrë dhe e leni të qëndrojë për 30 minuta. E shpërlani fytyrën me ujë të freskët dhe e thani me peshqir të butë ose leckë pambuku në mënyrë të lehtë pa  e fërkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.