MËNYRAT PËR APLIKIMIN E DUHUR TË MASKAVE

MËNYRAT PËR APLIKIMIN E DUHUR TË MASKAVE

Maska për fytyrë mund të jenë nga të gjitha ngjyrat, erërat dhe përbërjet. Edhe përse të gjitha nga formulat e maskave për fytyrë janë të ndryshme, ne kemi përmendur disa hapa të lehtë që mund t’i ndiqni që të siguroni se kjo maskë do të ketë me të vërtetë dobi për lëkurën tuaj.

Edhe nëse ju krijoni vetë maskën tuaj për fytyrë ose nëse blini atë, këtu kemi shënuar 4 këshilla të cilat mund t’i ndiqni për aplikimin e duhur të maskave për fytyrë.

  1. Aplikoni maskat pasi që të bëni dush.

Mund të duket ide e mirë të aplikoni maskat para se të bëni dush, në mënyrë që të pastroni atë më lehtë, mirëpo aplikimi i maskave pasi që të bëni dush do të jetë më efektiv. Uji i ngrohtë nga dushi që bëni do të krijoj avull në fytyrën tuaj, e cila do ndihmoj në hapjen e poreve. Dhe kjo gjithashtu do të ndihmojë ne largimin e çdo papastërtie në fytyrë, që do të bëjë largimin e maskës pasi që të thahet edhe më të lehtë.

  1. Përdorni mjetet e duhura.

Mendoni se brushat janë vetëm për piktorë? Atëherë filloni të mendoni se fytyra juaj është një pëlhurë pikturimi, pasi që brushat janë shumë efikase për aplikimin e maskave për fytyrë. Në mënyrë që të mos përlyeni duart tuaja është e këshillueshme të përdorni brusha të buta dhe të lini ato për përdorime tjera në dollapin e ilaçeve tuaja.

Aplikimi i maskave me brushë do të sigurojë se maska nuk do përlyej duart, gishtat apo dyshemen tuaj, brusha gjithashtu do të bëjë shpërndarjen e barabartë të maskës në të gjithë fytyrën. Mos harroni të pastroni dhe thani brushën çdo herë pasi ta përdorni.

  1. Largoni maskën duke pastruar atë me ujë të vakët.

Çdo njëri prej nesh kemi mbajtur maskat në fytyrë më shumë se ç’duhet dhe ka ndodhur që ato janë tharë aq shumë sa që e kemi pasur shumë vështirë t’i pastronim. Për këtë arsye: asnjëherë mos lini maskat në fytyrë më shumë se ç’duhet. Ju do të rrezikoni të mos keni fare dobi nga maska dhe do ta keni shumë të vështirë për ta larguar atë.

Kur bëhet koha për ta larguar maskën, është e këshillueshme të përdorni ujë të vakët. Uji i ftohtë nuk do të jetë efektiv ne heqjen e maskës, dhe uji shumë i nxehtë vetëm do irritojë lëkurën tuaj. Mos harroni se poret tuaja janë të ndjeshme dhe nuk mund të përballojnë temperatura shumë të larta, për këtë arsye bëni pastrimin e fytyrës nga maska ujë të vakët. Ju mund të përdorni edhe një leckë pastrimi nëse keni shumë problem në heqjen e maskës.

  1. Aplikoni toner

Shumë njerëz dinë se hidratimi i lëkurës menjëherë pas përdorimit të maskave për fytyrë është i domosdoshëm, mirëpo përdorimi i tonerit në fund është po ashtu aq i rëndësishëm. Toneri i duhur do ndihmoj që lëkura juaj të merr më së shumti dobi nga maska për fytyrë. Ky hap do ndihmoj edhe më shumë në zbutjen, dhe pastrimin e lëkurës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.