SI TI MIRËMBANI THONJTË NË MËNYRË NATYRALE

SI TI MIRËMBANI THONJTË NË MËNYRË NATYRALE

Pas aplikimit të vazhdueshëm të rritjes së thonjve në mënyrë artificiale shumë gra dhe vajza ballafaqohen me dobësimin e tyre. Baza natyrale e thonjve humb përmbajtjen natyrale dhe shumë vështirë është të rriten. Më poshtë do të ju japim disa këshilla se mund ti trajtoni ato në mënyrë natyrale pa përdorur medikamente.

  1. Merrni gjysmë trangulli dhe bluajeni atë. Vendoseni në një tas dhe mbani gishtat rreth 20 minutave. Kjo metodë mund të aplikohet një herë në javë.
  2. Mbushni gjysmë filxhani me ujë të ngrohtë. Shtoni dy luge gjelle vaj ulliri dhe zhysni gishtat për 10 minuta. Kur të mbaroni mos i shpëlani duart por prisni të thahen në mënyre që vaji i ullirit të thithet si nga lëkura po ashtu edhe nga thonjtë.
  3. Merrni një qepë dhe e pastroni mirë, e grini ose bluani dhe me lëngun e qepës i lyeni thonjtë dhe me pas i mbështillni gishtat me letër plastmase dhe i lini 15 minuta. Me pas i lani duart dhe i lyeni me krem. Kjo metodë jo vetëm që ndihmon rritjen e thonjve por i bën edhe më të fortë.
  4. Merrni thelpinjtë e hudhrës dhe e prisni në dy pjesë. Lyeni me pjesët qe sapo pretë thonjtë dhe e leni lëngun e hudhrës të veproj për 10 minuta. Lani duart dhe me pas aplikoni një krem.

Leave a Reply

Your email address will not be published.