USHQIMET QË DUHET SHMANGUR PËR RUAJTJEN E PESHËS DHE SHËNDET TË PLOTË

USHQIMET QË DUHET SHMANGUR PËR RUAJTJEN E PESHËS DHE SHËNDET TË PLOTË

Disa ushqime duhet t’i shmangni nëse dëshironi të ruani peshën e duhur dhe shëndetin. Përveç ushqimeve të njohura që shtojnë shumë kalori, ka edhe ushqime dhe substanca të tjera që nuk duhet t’i konsumojmë kur mbajmë dietë.

ËMBËLTUESIT

Të gjithë ëmbëltuesit janë më të ëmbël se sheqeri dhe kanë tendencë të ndryshojnë gradualisht shijen, duke ju shtuar dëshirën për më shumë ëmbëlsira dhe ushqime të shpejta. Përveç kësaj, njerëzit që kufizojnë përdorimin e ëmbëltuesve kanë më shumë energji.

USHQIME TË NGRIRA

Është një zgjidhje shumë e përshtatshme por fatkeqësisht këto lloj vaktesh janë shumë të përpunuara dhe plot yndyrë dhe kripë. Preferoni kur gatuani të bëni sasi më të mëdha dhe të ngrini ushqimin tuaj të bërë vetë.

LYERJA E BUKËS DHE SALCA TË NDRYSHME

Ju mund të mendoni se është një alternativë e mirë për gjalpin në bukë ose vajin në sallatë por shumë herë ato mund të kenë të njëjtat ose edhe më shumë kalori. Konsumoni të gjitha ushqimet e mësipërme gjithmonë me moderim dhe pa teprime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.