30 VJET BURG PËR GRUAN QË ABORTOI- EL SALVADOR
Një gjykatë në El Salvador ka dënuar një grua me 30 vjet burg nën akuzën për vrasje të rëndë, e cila iu nënshtrua operacionit urgjent obstetrik për të ndërprerë shtatzëninë. Organizata joqeveritare “Grupi i qytetarëve për dekriminalizimin e abortit” njoftoi sot se gruaja e identifikuar vetëm si “Esme” është dënuar dje. Shoqata civile ka thënë se “gjyqtari ka vepruar i njëanshëm” dhe kanë paralajmëruar se do ta apelojë aktgjykimin.
Në El Salvador është në fuqi ndalim i plotë i abortit dhe shumë gra janë arrestuar dhe dënuar me burg për aborte që u janë raportuar autoriteteve.
Leave a Reply